Pas ndeshjes Borussia Dortmund-Liverpool, e cila doli në barazim 1-1, në çerekfinalen e parë të Ligës së Europës, gazeta gjermane “Bild” ka bërë disa gërmime “arkeologjike”, duke sjellë një zbulim interesant.
Marco Reus luajti për Dortmundin kundër “The Reds” këtë javë, të enjten, por 15 vjet më parë përfaqësoi skuadrën e “Premier League” si një nuskë (maskot) në finalen e vitit 2001 të Kupës UEFA.
Ajo ndeshje u luajt në “Westfalenstadion” dhe Reus, bashkë me Kevin Grosskreutz, ishin të veshur me fanellën e famshme e kuqe.
Ka qenë ky i fundit, lojtar i Shtutgartit aktualisht, ai që ka hedhur një “tweet” me një foto të të dyve nga ajo ditë, të premten.