Kombëtarja pësoi rënie në klasfikimin e FIFA-s për muajin Prill. Kuqezinjtë janë të 45 duke u renditur 10 pozicione më poshtë se një muaj më parë.
Ky është klasifikimi më i dobët për 2016. Kombëtarja në fundin e Marsit zhvilloi dy takime miqësore, ku humbi 2 – 1 me Austrinë dhe fitoi 2 – 0 me Luksemburgun.
Zvicra mbetet më e mira në grupin e fazës finale të Euro 2016, por është në zbritje duke u renditur e 14, dy pozicione më poshtë se një muaj më parë.
Rënie në klasifikim ka edhe Rumania pavarësisht paraqitjeve të mira me Lituaninë dhe Spanjën dhe tani është e 19 nga e 16 për Marsin. Përmirësim pati vetëm Franca që me dy fitore në fund të Marsit tani e 21 nga e 24 një muaj më parë. Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina që zbriti një vend më poshtë Belgjikën.
Tv Klan