Frojdi pëlqente kokainën, Balzaku pinte 50 kafe në ditë, Tesla nuk flinte kurrë. 7 gjenitë siç nuk i keni njohur kurrë. Ja pjesët më të errëta nga jeta e 7 personaliteteve me famë botërore.
“Gjeniu dhe i çmenduri kanë diçka të përbashkët: të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët” thoshte Arthur Schopenhauer. Ndërkohë që Ennio Flaiano shprehej: “E keqja më e madhe që mund ti ndodhë një gjeniu është të kuptohet”.
Dhe moskuptimi i gjenive nis shpesh nga mënyra se si ata jetojnë dhe nga zakonet e tyre. Për shembull…
Agatha Christie
Pavarësisht veprave të saja, 66 romane policore dhe 14 përmbledhje me tregime, shkrimtarja e madhe e librave policor nuk dinte çfarë është një tavolinë pune. Ajo nuk ka pasur kurrë një zyrë, “Vrasje në Orient Ekspres” e ka shkruajtur në një dhomë hoteli. Në të vërtetë ajo shkruante në çdo ambient: në kuzhinë, në dhomën e gjumit, në udhëtim. Për të shkruajtur romanet e saj të famshëm shpesh përdorte një proces të kundërt, si fillim përshkruante skenën e krimit, me tej detajet dhe pastaj të tjerat, duke përfshirë edhe protagonistët.
Honoré De Balzac
Të themi se e donte shumë kafenë, është pak. Ai ishte i varur nga kafeja. Në kohën kur shkruante “Komedinë Njerëzore”, ka konsumuar deri në 50 kafe ne ditë. Në 1830 ai botoi në një revistë franceze artikullin me titull “Kënaqësitë dhe dhimbjet e kafesë”, ku lexohet: “Kafeja rrëshqet në stomak, dhe menjëherë ndien një emocion të përgjithshëm. Idetë fillojnë të lëvizin si Batalioni i Armatës së Madhe në fushën e luftës dhe beteja nis Mendimet vërshojnë me shpejtësi, sikur të ishte era që ti sillte”.
Sigmund Freud
Po ta vini re, babai i psikoanalizës dhe i neuroshkencës moderne shpesh portretizohet me një cigare midis gishtave. Nuk është një rastësi
E vërteta është se tymoste në çdo çast, derisa një mik i tij mjek e paralajmëroi se nëse vazhdonte me të njëjtin ritëm rrezikonte një aritmi të zemrës. Frojdi provoi që ta ndërpriste, por pa sukses. Mungesa e cigareve i shkaktoi një depresion të rëndë. Cigarja nuk ishte vesi i vetëm i Frojdit: pëlqente edhe kokainën, që nuk hezitonte ta quante “një substancë magjike”.
Albert Einstein
Alberti i vogël kishte vështirësi me të folurën, gjë që shqetësoi jo pak prindërit e tij. Zhvillimi i tij më i ngadaltë se i fëmijëve të tjerë, i kishte dhënë atij më shumë mundësi për të vëzhguar elementët bazë të jetës, si hapësira dhe koha. Shoferi i tij Stanley Cohen, në librin e tij “Koha ime me Einstein” shkruan se ai dëshironte të luante në violinë pjesë të Mozartit ndërsa shkonte në ekskursione për të shikuar zogjtë. Dhe vetëm duke dëgjuar muzikën që ai luante emocionohej derisa qante.
Nikola Tesla
Ai nuk lodhej kurrë: punonte deri në 20 orë në ditë dhe flinte vetëm 4 orë. Ky zakon i shkaktoi një lodhje mentale të parakohshme…në moshën 25vjeçare. Mbas kurimit ai vazhdoi me të njëjtin ritëm deri në moshë të madhe, pa pushim. Ai kishte dy antipati të mëdha: gratë e shëndosha dhe florinjtë.
Thomas Edison
Për të zgjedhur bashkëpunëtorët e tij (kërkuesit), kishte një mënyrë të çuditshme: ju kërkonte të hanin një enë të madhe me supë. Ata që
hidhnin kripë ende pa e provuar, eliminoheshin. Gjithashtu ai praktikoi tek bashkëpunëtorët e tij gjumin polifasik (disa herë në ditë), sipas tij duke fjetur më shumë ata ishin më produktivë.
Bobby Fischer
Nuk i kishte mbushur të 30tat kur në vitin 1972 fitoi kampionatin botëror të shahut. Por fitorja nuk do të ishte një ogur i mirë: karakteri i tij jo social dhe polemik e bëri të tërhiqej dhe mos të luante më për 20 vjet. Ju kthye shahut në vitin 1992, kur ishJugosllavia ishte në luftë, duke shkelur embargon e OKBsë dhe në konflikt të hapur me qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Kjo i kushtoi një padi dhe një urdhër arresti gjë që e çuan atë të mos kthehet më në shtëpi. Atdheu i tij për të cilin në ‘72in kishte përfaqësuar në tryezën e shahut me ftesë të Sekretarit të Shtetit Henry Kissinger. Psikologët e kanë studiuar për një kohë të gjatë gjeniun rebel dhe arritën në përfundim se Fischer, vuante nga sindroma e Asperger. Një problem zhvillimi, i të njëjtës familje me autizmin, i cili sjell izolim dhe probleme komunikimi.
*Marrë nga Fokus.it Përgatiti: Aurora Allushaj