Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letrat Rama-Basha/ Z. Rama, a di se si shkruhet emri i zotit Basha?

2016/04/02 at 12:50 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Letrat Rama-Basha/ Z. Rama, a di se si shkruhet emri i zotit Basha?

Nga Hysni Ndreu


Dje, në median shqiptare u botuan dy letra: e para, e shkruar nga kryeministri i vendit, zoti Rama, i drejtohej kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha; e dyta, e shkruar nga zoti Basha, i drejtohej kryeministrit Rama. Nga një lexim i shpejtë i secilës prej tyre, vihej re se gabimet drejtshkrimore ishin të shumta, në disa raste, edhe të pafalshme.

Kur zhvillohej fushata elektorale e vitit 2013, njëra ndër problematikat që pati ngritur Rama, atëherë në opozitë, kishte të bënte me faktin se shkresat e dala nga ministritë, Kryeministria, Parlamenti, pra, shkresat zyrtare në përgjithësi, ishin të tejmbushura me gabime drejtshkrimore. Asokohe u tha se saktësia në përdorimin e gjuhës shqipe do të niste nga shkresat e institucioneve shtetërore, të cilat, jo vetëm që nuk ishin serioze, por bëhej fjalë për një masakër gjuhësore, që shkaktonte një kaos në shkrimin e shqipes, gjë që, po sipas kryeministrit, kishte gjasa të ndodhte vetëm me shkresat e Shtetit Shqiptar.

Për këtë qëllim, u fol e u premtua se do të punësoheshin redaktorë në Kryeministri, në çdo ministri, në institucione, dikastere apo agjenci shtetërore, me qëllim që t’i jepej fund, një herë e përgjithmonë, mungesës së seriozitetit gjuhësor.

Çfarë ngjau në të vërtetë? A u punësuan redaktorët e përfolur? A u shpall konkurs për përzgjedhjen e tyre? Mbi ç’kritere u përzgjodhën? Në bazë të aftësive që zotëronin në fushën përkatëse, apo në bazë të marrëdhënieve farefisnore? Në bazë të lidhjeve shoqërore, apo në bazë të bindjeve politike? Për asnjërën prej këtyre pyetjeve nuk kam një përgjigje.

Jo se nuk më ka interesuar si problematikë, por sepse, duke pasur parasysh pasionin, me të cilin fliste atëkohë kryeministri Rama, duke pasur parasysh dashurinë që ai ka për gjuhën shqipe, sidomos për leksikun e saj, m’u krijua besimi, bindja e shpresa, se ky shformim gjuhësor i kahershëm, do të merrte fund shumë shpejt.

Mbi të gjitha, sepse për mbajtjen e këtij premtimi, nuk ishte e nevojshme të bëhej ndonjë reformë, nuk lypseshin shuma të mëdha a të papërballueshme parash, nuk ishte e domosdoshme bërja e ndonjë projekti paraprak e as nuk kërkoheshin këshillime me agjenci e kompani të ndryshme.

Po të ishte kështu, do ta mirëkuptoja vonesën, madje, do të mirëkuptoja edhe mosrealizimin e premtimit. Në rastin konkret bëhet fjalë për pak para e pak specialistë të punësuar. Vetëm kaq.

Le të kthehemi te letrat e djeshme, të cilat u bënë shkak i këtij reflektimi. Në letrën e zotit Rama, gabimet janë të natyrës morfologjike, sintaksore dhe leksikore. Që në fjalinë e parë, fjalën komisioner, nuk e di mbi ç’baza e shkruan me shkronjë të madhe.

Më tej, pak pa mbaruar fjalia e parë, vendos pikëpresje, edhe kjo e pakuptueshme, ndërkohë që sipas normave të gjuhës shqipe, duhet vënë presje. Në fund të kësaj fjalie përdor fjalën prezencë, një fjalë e huaj kjo, gjegjësja e së cilës në gjuhën shqipe është prani.

Më poshtë, në paragrafin e dytë, shkruhet gabim fjala agjendë, të cilën, “redaktori” i kryeministrit e di në trajtën axhendë. Paragrafi i tretë krijon një mjegull kuptimore:  “Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi, provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi.”

Dhe të mendosh se ishte po vetë kryeministri, i cili ironizonte letrën e Bashës, si “të pakuptueshme”.

Në paragrafin e katërt, te fjalia e fundit, vihet një presje në një pozicion krejt të panevojshëm dhe lihet pa u vënë aty ku duhej të ishte realisht. Pra, fjalia: “Por paraprakisht dëshirojmë të dimë nëse edhe ju e dëshironi, këtë përpjekje të re për komunikim mes nesh”, duhej të ishte: “Por, paraprakisht dëshirojmë të dimë nëse edhe ju e dëshironi këtë përpjekje të re për komunikim mes nesh.”

Por, a ka kuptim të flasim për gabime në shkrimin e letrave, apo të shkresave, kur gabimet nisin që te stema e Partisë Socialiste, në të cilën, në vend të shkronjës “ë” përdoret shkronja “e”? Lexojeni dhe do ta shihni në trajtën “Partia Socialiste e Shqiperise“.

Problemi i mungesës së “ë”-së te stema është shmangur nga Partia Demokratike, por problemet fillojnë një rresht më poshtë. Ndoshta të ndikuar nga gjuha angleze, gjermane a ndonjë tjetër, letërshkruesit e PD-së mendojnë se edhe në gjuhën shqipe muajt shkruhen me germë të madhe, siç kanë bërë te letra në fjalë: “Tiranë, 31 Mars 2016”. Mësojeni: në gjuhën shqipe, muajt, stinët dhe ditët e javës shkruhen me shkronjë të vogël.

Zbresim edhe një rresht, ku vërejmë sërish pasaktësi, duke qenë se pas presjes fillohet me shkronjë të madhe. Letra nis kështu:

“Zoti Rama,

Për më shumë se dy vite….”,

ndërkohë që duhej të ishte:

“Zoti Rama,

për më shumë se dy vite….”

Duke anashkaluar pasaktësitë në fushë të sintaksës, bie në sy shkrimi gabim i fjalës cenim, të cilën “redaktori” i zotit Basha e shkruan cënim. Sqarim: në rrënjë të fjalës cenim/cenoj është fjala cen, që do të thotë “e metë”, “mungesë”. Si rezultat, nuk mund të themi cënim, por cenim, përndryshe, edhe fjalën cen duhej ta shkruanim cën.

Dhe gabimet vazhdojnë gati në çdo fjali, qoftë të natyrës sintaksore (rendi i fjalëve, vendosja e presjes vend e pavend), qoftë të natyrës morfologjike (shkruhet dakortësuara dhe jo dakordësuara), qoftë të natyrës leksikore, ku vihet re një përdorim i dendur i fjalëve të huaja.

Por, le të kthehemi te titulli i këtij shkrimi. Po t’i shihni të dyja letrat, emri i zotit Basha, te letra që dërgon kryeministri shkruhet Lulëzim, pra, me ë, ndërsa vetë zoti Basha, në përgjigjen që kthen, e shkruan Lulzim, pra, pa ë. Tani, ose Basha nuk di të shkruajë emrin e vet, ose Rama nuk di emrin e kryetarit të opozitës.

*Autori është kandidat për Doktorant për Studime Letrare në Fakultetin Histori-Filologji



Ju sugjerojmë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

30 Qershor, 2025 1:51 pm
Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
Aktualitet

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

30 Qershor, 2025 1:44 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

30 Qershor, 2025 1:42 pm
Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…
Bota

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

30 Qershor, 2025 1:32 pm
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij
Rajoni

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

30 Qershor, 2025 1:18 pm
Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?
Aktualitet

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?

30 Qershor, 2025 1:16 pm
Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
Aktualitet

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

30 Qershor, 2025 12:35 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

30 Qershor, 2025 12:23 pm
Para
Dje ishte shitëse, sot gruaja e një futbollisti të pasur….

Dje ishte shitëse, sot gruaja e një futbollisti të pasur....

Polici shqiptar, mban gjithë familjen mbi motoçikletë

Polici shqiptar, mban gjithë familjen mbi motoçikletë

VideoE frikshme/ Luani kafshon fëmijën në një kopsht zoologjik

VideoE frikshme/ Luani kafshon fëmijën në një kopsht zoologjik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
30 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë...

Lexo më shumë

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
30 Qershor, 2025

“Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit...

Lexo më shumë

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
30 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Morinë . Sipas uniformave blu mësohet se një 28-vjeçar ka përplasur...

Lexo më shumë

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…
30 Qershor, 2025

Të paktën 60 mijë fëmijë në Rripin e Gazës po përballen me kequshqyerje të theksuar, për shkak të mungesës totale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com