Është thënë disa herë se shembujt pozitiv duhet të jepen nga ata që edhe kanë si detyrë parësore kujdesin shoqëror.
Por nga foto e publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef”, vihet re një polic shqiptar, tek udhëton në rrugë me familjen e tij në një motoçikletë.
Nga foto, vihet re e gjithë familja, teksa udhëton në rrugë jashtë çdo standardi sigurie për jetën.
Gruaja dhe dy fëmijët duket se kanë vështirësi të qëndrojnë në motoçikletë, teksa polici lëviz në rrugë.
Kjo mënyrë të sjelluri nga drejtues të mjeteve motorike është shndërruar në një burim serioz aksidentesh në rrugët shqiptare.