Gjendet mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i peshkatarit i mbytur para një jave në liqenin e Butrintit.
Trupi i pajetë është dërguar nga policia në morgun e spitalit të Sarandës.
Peshkatari Eduard Shahini, u mbyt 9 ditë më parë, ndërsa kishte dalë të peshkonte bashkë me të birin.
Varka me te cilin ata po lundronin u përmbys.
I riu mundi të shpëtojë duke dalë ne breg me not, kurse 48-vjeçari u fundos bashkë me mjetin e vogël lundrues.