Sipas “The Sun”, tabloidit të mirënjohur britanik, Premier Liga është zyrtarisht kampionati më emocionues dhe më i paparashikueshëm në
botë. Numrat e këtij sezoni provojnë se kampionati anglez është më i flakti në Europë. Jo vetëm se dominimi nga klube të tilla si Chelsea,
Manchester City dhe Manchester United është thyer nga suksesi i Leicester, por edhe për shkak se dallimi në pikë i klubeve angleze është
shumë më i vogël se sa në të gjitha ligat më elitare të Europës. Leicester ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit të Premier Ligës, pesë
pikë para Tottenhamit, të vendit të dytë.
Grafiku i “The Sun”, që tregon se Premier Liga qëndron mbi ligat e tjera europiane të futbollit
Kampionët në fuqi të Chelsea janë në vendin e dhjetë, 25 pikë prapa kreut. Kjo mund të tingëllojë si një hendek i madh, por në fakt tregon
nivelin e lartë në Europë. Krahasuar me pjesën tjetër të ligave të Europës, Premier Liga është më emocionuesja dhe e paparashikueshmja
në kontinent. Gjysma e sipërme e klasifikimit të La Liga ka një ndarje prej 40 pikësh, ndërsa Bundesliga një ndarje prej 36 pikësh. Ligue 1 e
Francës Ligue ka një hendek 35 pikësh, ndërsa Seria A prej 34 pikësh. Është e njëjta histori në katër vendet e para, me Premier Ligën
shumë më rivalizuese se pjesa tjetër e ligave të Europës.
Bayern Munich ka një ecuri me 2.6 pikë të marra për ndeshje, në Bundesligën gjermane
Për shembull, Leicester i Ranierit është klubi më i mirë në Angli për momentin, por kanë një mesatare prej 2.1 pikësh për ndeshje.
Ndërkohë, në Spanjë, Barcelona ka grumbulluar një total prej 2.5 pikësh për ndeshje. Të njëjtin nivel ka edhe Paris SaintGermain.
Juventusi është duke shkuar në 2.3 pikë për ndeshje, ndërsa Bayern Munich në 2.6 pikë për ndeshje, nga tri të tilla në dispozicion. Pra,
bazuar në numra, Premier Liga është më emocionuesja në Europë. Ndaj, nuk është çudi që ky kampionat i ka shitur të drejtat televizive në
mbarë botën, për shumën e 3.2 billionë £, në tri vitet e ardhshme.