Stilisti i njohur Ardi Asllani i ftuar në MAD tv ka komentuar veshjet e shumë këngëtarëve mes tyre edhe të Elhaida Danit në Eurovizion. Ai tha se kolegu i tij, Valdrin Salihi i ka gjetur veshjen e duhur Elhaidës e cila nuk ka linja që të lë shumë mundësi për eksperiemnte. Ndërkaq pyetur se a ka pasur ai ofertë për të veshur përfaqësuesen tonë në Eurovizion, Asllani tha po kam pasur por e refuzova pasi isha shumë i zënë dhe nuk më pëlqejnë kompeticione kaq të mëdha, ku të kritikojnë shumë njerëz edhe pa të drejtë.