Stilisti kosovar, Valdrin Sahiti i cili vesh shumë nga figurat e njohura të shoëbiz-it shqiptarë, do të lançojë së shpejti koleksionin e ri të veshjeve.
I njohur për stilin e tij “glamour”, Sahiti duket se e ka ruajtur këtë linjë edhe në koleksionin e tij të ri. Por ajo që na “kërcet” pak është kolona zanore me të cilën ai e ka shoqëruar këtë koleksion.
Këngë titullohet “VS” dhe atë e këndon reperi i njohur, Getoar Selimi. Ajo që na habiti pak është se si mund të qëndrojë një këngë hip-hop me këtë koleksion klasik?!
Ju do thoni që edhe në sfilatën e Victoria’s Secret ka shumë këngëtarë “in”, të cilët këndojnë hitet e tyre, por ato janë këngë që bëjnë bujë për momentin dhe që i përshtaten më së miri eventit.
Ndërkohë që kënga e Getit ngjan më shumë si një këngë e “porositur” se sa si një këngë e përshtatur për këtë koleksion…
A photo posted by Valdrin Sahiti Official (@valdrinsahitiofficial) on