Ish-zv/ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Rama, Dritan Hila shpjegon pse refuzoi që të shkonte në punimet e Kongresit të Partisë Socialistëve, edhe pse kishte marrë ftesën.
Sipas Hilës, Rama po tallet me të gjithë socialistët duke vendosur Erion Veliajn që të hapë punimet e Kongresit të PS.
“Not in my name. Sot kisha mandatin per te marre pjese ne kongres. Nuk vajta. Nuk mund te isha pjese e nje farse qe hapet nga Erjon Veliaj, shkaterruesi i parkut dhe perfaqesuesi i lobeve te betonit. Nuk doja ta shikoja kete tallje qe Edi Rama po i ben te majtes duke e pershendetur me Erion Veliajn.
Nuk mund te isha pjese e nje farse qe drejtohet nga nje banalitet si Taulant Balla. Nuk doja te shikoja si serviloset Servet Pellumbi dhe e ben kauzen e te majtes çamçakez per ca interesa banale. Nuk doja te shikoja si ajo parti po kthehet ne nje dhome biznesi oligarkesh. Le ta bejne çfare te duan, por jo edhe ne emrin tim”, thotë Dritan Hila.