Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Alban Meha: Nuk e di se çfarë ka De Biasi me mua…

2016/03/16 at 11:42 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet Alban Meha: Nuk e di se çfarë ka De Biasi me mua…

Alban Meha është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre dhe po tregon formë të mirë në vazhdimësi. Jo vetëm gola, por edhe krosime e asistime që e kanë bërë atë të jetë mjaft rezultativ.


Në një rrëfim për “Panorama Sport”, pas fitores 0­1 të Koniasporit në sfidën e fundit në transfertë me Gaziantesporin, “snajperi” rrëfen sezonin e tij në Turqi dhe pritshmëritë që ka në lidhje me Kombëtaren. “Nuk jam kontaktuar dhe nuk e di a më ndjekin se çfarë bëj apo jo”, shprehet Meha ndër të tjera kur vjen puna te Kombëtarja.

Tjetër fitore e Koniasporit…

Është e vërtetë dhe për fat po na ecën mbarë. Jemi në vend të tretë duke realizuar një nga objektivat e skuadrës për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. Ishte ndeshje e vështirë, mirëpo arritëm të merrnim tri pikët që është edhe më e rëndësishmja.

Duket sikur sa herë krosoni ose asistoni ju, skuadra nuk humbet…

(Qesh) Kam bërë mirë. Edhe në sfidën e fundit, isha unë që ekzekutova goditjen nga këndi nga e cila erdhi goli, mirëpo, pas goditjes së parë me kokë, u desh një tjetër gjuajtje nga lojtarët tanë që të vinte goli. Megjithatë, jam i kënaqur për faktin se ekipi ka arritur të imponohet në kampionat dhe jemi brenda objektivave.

Keni realizuar gol në ndeshjen e fundit në Kupë, duke i dhënë kualifikimin ekipit tuaj…

Ne mund të kalonim më tej edhe me një barazim 0­0, por fakti që u kualifikuam edhe me fitore, ishte kënaqësi akoma edhe më madhe.

Çdokush gëzon kur shënon një gol dhe unë nuk bëj përjashtim.

Emri juaj është lakuar në mediat turke edhe gjatë merkatos së transferimeve. Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit?

Nuk dua të jap një përgjigje diplomatike, por dua t’ju them të vërtetën. As unë nuk e kam pritur që skuadra të kishte këtë ritëm kaq të mirë.

Kur erdha në fillim në Turqi, pashë lojtarët e skuadrave të tjera dhe duke ditur gjithashtu ndërhyrjet që kishte bërë çdo ekip, mendova se do të ishte një ligë shumë e fortë. Kam dëgjuar edhe unë të flitet, por unë kam kontratë me të drejtë rinovimi edhe për sezonin tjetër.

Keni dëshirë të vijoni të luani me Koniaspor?

Patjetër që po. Tashmë jam ambientuar me ekipin dhe jetesën, ndaj edhe nuk ka arsye që të kërkoj që të ndryshoj ekip dhe ligë. Uroj dhe shpresoj që të kemi ecuri pozitive deri në fund që të jemi në Europa Ligë për sezonin tjetër, ndaj nuk gjej arsye që të kërkoj të ndryshoj ambient. Kuptohet që duhet pritur edhe vendimi i drejtuesve të klubit dhe trajnerit, por deri tani marrëdhëniet janë shumë të mira dhe nuk besoj se do të ketë ndryshime në këtë aspekt.

Cilat janë objektivat tuaja personale këtë sezon?

Kemi dy ndeshje shumë të vështira në gjysmëfinalen e Kupës dhe uroj shumë që të arrijmë në finale. Më pas, të ruajmë ecurinë pozitive që të mund të luajmë në Europë sezonin e ardhshëm.

Po ju personalisht?

Dua të ndihmoj sa më shumë ekipin që të ecë përpara. Nuk mendoj asgjë të veçantë, veçse ato që ju përmenda më lart.

Po afrojnë miqësoret me Kombëtaren. E prisni një ftesë?

Unë nuk luaj për të qenë në Kombëtare. Unë mundohem që të bëj maksimumin për të qenë në formë në çdo ndeshje dhe për të marrë maksimumin me ekipin ku jam aktualisht. Kuptohet që çdo futbollist ka dëshirë që të jetë me fanellën e Kombit.

Keni pasur kontakte me trajnerin e Kombëtares ose ndonjë nga stafi i tij?

Jo, fare. Nuk jam kontaktuar dhe nuk e di a më ndjekin se çfarë bëj apo jo. Jam duke luajtur thuajse çdo ndeshje me nga 90 minuta dhe mediat vendase këtu kanë shkruar që po bëj mirë dhe po ndihmoj skuadrën. Trajneri e drejtuesit janë gjithashtu të kënaqur. Unë kaq mund të bëj. Gjë tjetër nuk di çfarë duhet…

Ju vetë do ta kontaktoni trajnerin nëse nuk ju vjen një ftesë për miqësoret?

Jo. Nuk kam pse ta bëj, pasi në fakt nuk e di se çfarë nuk shkon me mua. Nuk di nëse ka ndonjë gabim që kam bërë, apo ndonjë gjë që nuk e kam bërë mirë që të mund ta marr në telefon për t’u shpjeguar.

Në deklaratat e trajnerit të Kombëtares është përmendur se aktivizimi juaj me Serbinë nuk ka qenë shumë pozitiv…

Është e çuditshme se si ato 10 minuta qenkan regjistruar në memorie e jo fakti që unë nuk kam luajtur në asnjë ndeshje tjetër. Është më se normale që të gabosh në një aktivizim të vetëm, ama si ka mundësi që qenka parë vetëm ai dhjetëminutësh i imi në fushë dhe asnjë nga 90 minutat që kam bërë me ekipin si në kampionat ashtu edhe në Kupë?!

Nëse nuk do të ketë një ftesë nga Kombëtarja për miqësoret, do të kontaktoni me federatën e Kosovës, pasi shumë shpejt mund të jetë anëtare e UEFA­s dhe FIFA­s?

Sinqerisht, nuk e kam menduar këtë. Jua thashë që si futbollist profesionist më duhet të mendoj të bëj maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje me ekipin tim. Të zbatoj detyrat e të kontribuoj me sa kam mundësi që ekipi të marrë rezultate pozitive. Jemi të tretët në kampionat dhe në gjysmëfinale të Kupës. Jua thashë edhe më lart që tjetër gjë nuk e di se çfarë duhet.. /Panoramasport.al



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Ja shteti ku meshkujt preferojnë të shohin futboll se sa te bëjnë seks.

Ja shteti ku meshkujt preferojnë të shohin futboll se sa te bëjnë seks.

Rudina shkruan në fb: Ja pse e denoncova  kërcënuesen…

Rudina shkruan në fb: Ja pse e denoncova kërcënuesen...

Deputeti Pjerin Ndreu: Policia e di kush e vrau Santon, por nuk ka prova

Deputeti Pjerin Ndreu: Policia e di kush e vrau Santon, por nuk ka prova

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}