Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po vetëvriten shqiptarët?

2016/03/16 at 6:50 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse po vetëvriten shqiptarët?

Nga Ballsor Hoxha


Ka një numër të konsiderueshëm të tentim vetëvrasjeve ditët e fundit, dhe e kam fjalën për njerëz të “njohshëm” të mi (siç i themi këtu në Kosovë), pra është fjala për njerëz të njohur të mi, dhe jo domosdo njerëz të dashur.

Kam pasur një “lojë” me një shok timin, që siç thotë psikanaliza gjithherë e saktë, kjo lojë ishte përsëritje e lojës sime me babain tim. Mua dhe shokut tim na lejohej (nga njëri tjetri) të humbeshim, vetëm në shoqëri të njëri tjetrit. Të udhëtonim, liroheshim, fluturonim, apo të fundoseshim, vetëm në prani të njëri tjetrit. Domethënë mund të humbeshim vetëm kur ishim bashkë, dhe assesi vetëm.

Athua çka ka lidhje paragrafi i parë me të dytin në këtë shkrim? Besoj tërë pamundësia jonë kolektive, ëndërrore dhe shoqërore është në mungesën e aftësisë së njeriut për të ikur. Për të ikur me droga, me alkool, me hapa farmaceutik, me rituale religjioze e shkencore, apo vetëm me shokë që të kuptojnë.

Ta them në një gjuhë më të qartë: e tërë bllokada jonë, e shoqërisë sonë, është në mungesa e shokut (shokut në kuptimin gramatikor jo gjinor).

Shoku nuk është për të ditur, kuptuar dhe udhëzuar çka do qoftë dhe as për të mbrojtur dhe siguruar, dhe as për të parë. Shoku vetëm është dhe duhet të jetë këtu dhe tash për secilin njeri që mbanë peshë më të rëndë se politika e vendeve tona.  Shoku duhet të jetë prania nga e cila ikim. E kuptoni? Prania e cila na mundëson ikjen. Prania e cila na e fsheh ikjen me të qenit afër nesh. Prani të cilës i kthehemi, jo të kthjellur, jo për të na kthjellur, dhe as për të na udhëzuar apo ngritur nga plagët e dhembjeve, prani si e një mali, kodre apo ndërtese që rri për ne, për masë. Prani në të cilën fshihemi në kthim.

Në një gjuhë edhe më akute, shoku për të cilin mburremi tërë shqiptaria; shoku për të cilin kemi thurur të gjitha lavditë e mundshme në traditë dhe në aktualitet, shoku për të cilin shkrimtari Ismail Kadare shkon aq larg sa që e përkitë me God (zot), dhe krejtësisht logjikshëm duke qenë se kemi jetuar të izoluar nga fqinjët armiq; pra pikërisht shoku mungon në shoqërinë, mentalitetin dhe rrugëtimin tonë individual. Dhe atë sidomos për këta njerëz që po bëjnë tentim vetëvrasje.

Jemi ndarë në njerëz normal dhe të sëmurë; në njerëz të korruptuar dhe në të pastër; dhe krejt së voni jemi ndarë në njerëz “drogirasha”, “të droguar” dhe në njerëz të kthjelltë. Por nuk kam hasur qartësim të ndarjes tjetër, më të re: në njerëz të videove muzikore (filmave dhe prodhimeve të ulëta) dhe njerëz që kërkojnë diçka tjetër. Askush nuk flet për këtë ndarje të njerëzve të hipnotizuar nga tv, fb, instagram etj (nga të qenit të deponuar me tërë jetët e tyre) dhe për njerëzit që kanë një jetë.

Këta njerëz të hipnotizuar nga tv të gjithë janë në mungesë të një shoku, të një pranie për ata për të ikur aty ku u dhemb, dhe për të ndjerë ditën e kthimit nga dhembja.

Dhembja jonë personale nuk është aq shumë vuajtja e jetës së kaluar, sa është dhembja nga të qenit pa “shok”.

Dhembja prej kësaj bote nuk është se ajo nuk na do. Dhembja jonë personale është sepse ne nuk e duam botën.

Dhe është pikërisht bota ajo e cila na duhet.

Dhe është pikërisht bota ajo që është shoqja jonë.

Dhe është pikërisht shoqja jonë që vuan zbrazjen e saj nga ikjet tona, nga udhëtimet tona për të cilat as nuk dijmë ku çojnë dhe as pse na çojnë.



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Video/ Ramiz Alia: Ja si e takova dhe bisedova me Presidentin Bush

Video/ Ramiz Alia: Ja si e takova dhe bisedova me Presidentin Bush

Video/ Sali Berisha: Ju rrëfej momentet e para kur vizitova Amerikën

Video/ Sali Berisha: Ju rrëfej momentet e para kur vizitova Amerikën

Francë 2016/ FSHF: Në shitje ka akoma bileta për ndeshjen Shqipëri-Rumani

Francë 2016/ FSHF: Në shitje ka akoma bileta për ndeshjen Shqipëri-Rumani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}