Policia italiane ka njoftuar shkatërrimin e një bande italoshqiptare e trafikut të kokainës. Sipas mediave italiane, ka qenë prokuroria e Parmës që pas hetimeve ka lëshuar 9 urdhër arreste për pjesëtarët e bandës, 8 prej të cilëve shqiptarë.
Mes shqiptarëve të arrestuar, dy janë femra.
Banda akuzohet se kontrollonte trafikun e drogës në provincën e Parmës. Operacioni që coi në arrestimin e trafikantëve ishte i koduar “Lumi i madh” dhe u finalizua pas një sërë hetimesh policore.
Boshti i rrjetit ishin dy familje shqiptare. Ata ndihmoheshin nga shitës dhe dy italianë që vepronin si shoferë për transportin e drogës.
Në pranga janë vënë shqiptaret H. M. 33vjec; H. Y., 57 vjec; K. A., 41vjec;K. E. 35vjec; R. D., 25 vjec; G.U. 33vjec dhe N. A. 42 vjec.
Gjatë hetimeve ishin ndaluar edhe tre korrierë, dy italianë dhe një shqiptar.