TIRANE- Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në universitetet publike do të mbahen në datë 20 prill. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë një tryezë diskutimi me rektorët e universiteteve publike në lidhje me procesin e zgjedhjeve të autoriteteve dhe organeve drejtuese në institucionet e arsimit të lartë ka shpallur datën 20 prill për përfundimin e procesit zgjedhor.