Policia e Korçës ka arrestuar një 31 – vjeçar ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij 72 – vjeçar, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj nuses.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Moglicë të Korçës.
I arrestuari është Gentian Sinanasi, i cili sipas policisë, ka dhunuar bashkëshorten e tij, 26 – vjeçaren me inicialet E.S, sëbashku me babain e 72 – vjeçar, Ç Sinanasi.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Mbi 31 – vjeçarin dhe babain e tij rëndon vepra penale e “dhunës në familje’.