Fakti që është nga Vlora ndoshta e bën Françeskën të ndihet pak vajzë e fortë apo “gansta”, siç mund ta cilësonin adoleshentët e ditëve moderne.Modelja seksi vlonjate ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e publikut për skandale dhe programe ku ka marrë pjesë.
Ajo do të bëhej e njohur për publikun nëpërmjet reality show-t, Big Brother Albania ku përveçse tregoi se ishte një modele seksi, u komentua gjatë edhe për lidhjen e saj të dashurisë me konkurrentin tjetër, Ermal Merdani. Një dashuri që filloi dhe mbaroi brenda mureve të shtëpisë (ndoshta dhe shumë pak muaj pas përfundimit të programit).
Por në ndryshim nga shumë emra që marrin pjesë në programe të tilla, Françeska i rezistoi tregut të showbiz-it, me fotosesione seksi, pjesëmarrje në sfilata, por edhe skandale të tjera.
Një vit më parë ajo u dënua me një muaj burg për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, ku aksidentoi katër persona të cilët u dërguan menjëherë në spital.
2015-ta ishte viti i saj i më i mirë. Pasi bëri publike edhe lidhjen e saj të re, me një mashkull shumë të madh në moshë, Françeska drejtoi edhe “Miss Universe Albania” një ëndërr që sipas saj ju bë realitet.
Dhe jo më larg se dje, Françeska u bë përsëri pjesë e mediave rozë për një sherr mes shoqesh, ku siç shihet qartë edhe nga video e publikuar është ajo që ka ushtruar dhunë e para ndaj, ish shoqes Katerina Beqo…
E shpallur në kërkim nga policia, Françeska vazhdon të jetë e lirë madje është shumë aktive në rrjetet sociale. Mesa duket “terroristja” nga Vlora është mësuar me komisaritatet dhe burgjet, kështu që nuk i bën më përshtypje.
Vetëm kujdes ju që i shkelni në kallo Françeskës, se ajo të rreh…