500 mije ballokume thuhet se jane prodhuar per diten e veres ne Elbasan. Vetëm një sasi simbolike e tyre është prodhuar në kushte artizanale duke zbatuar recetën rigorozisht tradicionale. Kurse pjesa tjeter eshte pergatitur neper punishte pasi prodhimi i tyre është kthyer në një industri të vërtetë në këtë qytet. Nderkohe ne Elbasan kane mberritur mijera banore te qyteteve te tjera. 14 marsi ishte dita kur kulmuan aktivitetet për festën pagane të ditës së verës në Elbasan. Në orët e para të mënegjesit u promovua albumi “Veshjet popullore të trevës së Elbasanit” me ekspozimin e këtyre veshjeve për të pranishmit. ,u demonstruan veprimtari sportive përgjatë shetitores, nga “Gensher” deri te “Elbasan Arena”, u zhvilluan karnavalet cirk, kros akrobaci etj. Nderkohe politika e ka braktisur sivjet Ditën e Verës në Elbasan. Kryeministri nuk ishte pjesë e festimeve. Po kështu edhe kryetari i parlamentit nuk u shfaq në publik.