TIRANE- Një qytetar ka denoncuar në faqen zyrtare të Opinion në Facebook një fenomen që ndodh një rrallë në Tiranë, vonesën e ambulancave për tu ardhur në ndihmë të sëmurëve.
Ja çfarë shkruan qytetari që kërkoi të mbetej anonim
Një person i shtrirë në rrugë, pa shenja jete, me vegla pune në dorë, rreth të 50-ve.Policia vjen për 10 minuta, merr në telefon ambulancën dhe përgjigjet spitali i cili thotë nuk kemi çfarë të bëjmë, s’kemi makina për momentin.Banorët i gjejnë një celular në xhep.Marrin në telefon dhe vijnë familjarët. Pas 40 minuta vjen ambulance dhe e transportojnë në spital. Zoti e shpëtoftë…se për këtë shëndetësi je i marrë fund!
Mesazh i dërguar mbrëmjen e së dielës në Opinion