Karim Benzema, sulmuesi francez i Realit të Madridit, ka një të dashur të re, njoftojnë mediat spanjolle. Ajo quhet Cora Gauthier, është franceze dhe i ka mbushur 26 vjet. Mësohet se ata janë së bashku prej disa muajsh. E dashura e re e kalon kohën me Benzema, në shtëpinë e tij, në “La Finca”, një zonë e Madridit ku janë sistemuar edhe disa lojtarë të tjerë të “Los Blancos”. Megjithatë, ata nuk janë fotografuar së bashku, përveç përveç ndonjë imazhi në rrjetet sociale, të cilat zhduken menjëherë pas ngarkimit.
Në një prej këtyre fotografive ata dukeshin së bashku në makinë, në rrugën për në Francë. Në çdo rast, disa nga fotot që Cora ka hedhur në Instagram, ju mund të identifikoni qartë faktin se ajo jeton me Benzema, në të njëjtën shtëpi, në Madrid. Në muajt e mëparshëm, Benzemasë i ishte atribuar një romancë me Rihanna dhe, gjithashtu, me modelen Analicia Chaves. Karim ka një vajzë dy vjeçare, Melia, nga marrëdhënia e tij me Chloe De Launay.