Adrian Gaxha këngëtari i dashur shqiptar ka mbushur në shkurt plot 32 vjeç. Në intervistat e mëparshme ai është shprehur se kur të mbërrinte këtë moshë do të martohej dhe do të krijonte familjen e tij.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar moderatores “mistrece”, Fatma Methasani, e cila e ka patur të ftuar në programin e saj “Fun Day” këngëtarin dhe i ka thënë nëse është gati të martohet.
“Kur kam qenë i vogël, gjyshi më ka thënë ti Adrian do martohesh 32-33 vjeç. Dëshira ekziston, dhe kjo gjë do të ndodh”, ka thënë Gaxha.
I pyetur nëse ka të dashur, ai për herë të parë ka thënë që kjo le të mbetet sekret.
Video minuta 32