Vitamina C
Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.
Vlera tw tjera ushqyese
Limonat kanë më shumë se ve vitaminë C. Përveç acidit askorbik, limoni përmban sasi të larta të vitaminës A, folat, niacin, thiamin, riboflavin, acid pantothenik, bakër, kalcium, hekur, magnez, kalium, zink, fosfor dhe proteina.
Anemia
Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje. Shtrydhni pak limon në sallatën tuaj, jo vetëm për shije, por edhe për përfitim të plotë të hekurit.
Rreziku nga sulmi në zemër
Asociacioni Amerikan i Zemrës raporton se gratë të cilat hanë sasi të larta të limonit kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sulmi se sa ato të cilat hanë pak.
Shëndeti i lëkurës
Ndoshta e keni vënw re vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lëkurën, kjo për shkak se ajo është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Vitamina C në limon ka gjithashtu veti antihelmuese. Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit, redukton inflamacionin dhe e bënë dritën e diellit më efektive.