Brenda muajit Prill pritet që qeveria të shkurtojë kohëzgjatjen e dhënies së lejeve të ndërtimit.
Afati i marrjes së lejes për zhvillim në ndërtim nga 60 ditë do të bëhet 45 ditë.
Për marrjen e lejes së shfrytëzimit për ndërtim, koha do të jetë 30 ditë.
Për transferimin e pronësisë, taksa e së drejtës së kalimit të pronës për pasuritë e tjera të paluajtshme, pra bëhet fjalë për kalimin e transaksionit të pasurisë nga një pronë te tjetra, nga 2 për qind e vlerës do të kthehet në një tarifë fikse.
Ndryshimet në paketën me 6 masa u prezantuan dje nga Ministria e Ekonomisë në takimin konsultativ të ministres Milva Ekonomi me biznesin.
Edhe pse masat lehtë suese do të bëhen efektive brenda muajit prill, biznesi ngriti shqetësimin për taksat vendore, bllokimin e lejeve të ndërtimit, zgjatjen e ankimimeve në Gjykatën Administrative dhe çmimin e lartë të energjisë.//Panorama Online