Sulmi me armë ndaj rojës së parkut të Ministrisë së Brendshme, cilësohet si atentat prej grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e krimit.
Buromet policore thonë se krimi ka qënë një sulm i organizuar më parë dhe ka ndodhur pranë banesës së 37 vjeçarit, ku i është ngritur pritë.
Sipas burimeve, pista kryesore është se Viljon Sakollari është kunati i shtetasit Petrit Lleshi, i dënuar me 17 vjet burg për grabitje dhe vrasje në kuadër të “Bandës së Niklës”.
Hetuesit nuk kanë lënë jashtë vë mendjes edhe versione të tjera.
“Vëllai i tij, Laurent Cakollari, është dënuar me 23 vjet burg për vrasje në vitin 1998. Ky shtetas aktualisht është në burg, i ekstraduar në vitin 2011 në Shqipëri”, ka thënë Policia.
Sipas vendimit të Gjykatës, Laurant Cakollari më datë 15 janar 1998, rreth orës 17:50 në Laprakë, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, i shoqëruar dhe me një person tjetër të paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri Adriatik Banon.