Një avion i ri është parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai mban logon e linjës “ALBWINGS”, një shkurtim për fjalët shqip “krahët shqiptare ose të Shqipërisë”. Në foton e mësipërme duket avioni në pistë duke u lagur nga ekipi zjarrfikës i aeroportit “Nënë Tereza”, nje procedure që nuk dihet me saktësi nëse bëhet për të sjellë fat apo është një procedurë e zakonshme përpara fluturimeve. Sipas gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha ky është avioni me flamurin kuq e zi dhe Shakohoxha ka qenë nga të parët që i ka uruar suksese kësaj linje e cila mbase do të këtë shpeshherë në bordin e saj edhe kombëtaren shqiptare të futbollit.