A po shkojnë drejt dështimit negociatat për draftin e dekriminalizmit? Nga ajo çfarë deklaroi lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se palët janë shumë larg dakordësimit. Dhe për këtë Berisha ka fajësuar kryeministrin Edi Rama.
“Ata kundërshtojnë të mos përdoret termi indicie, term i zakonshëm në jurisprudencë, e mbajtën 5 orë komisionin, pastaj kanë gjetur një modalitet tjetër me të cilin e bllokojnë procesin. Bazuar në ligjin e marrëdhenieve juridike me të tjerë, ata kërkojnë që prokurori pasi merr dokumentin i referohet kodit të procedurës penale, i japin prokurorit atribute të gjyqtarit, ne e kundërshtojmë këtë se ne i njohim të drejtën cdo njeriu që të shkojë me këtë vendim administrativ në gjykatë, të nxjerrë të drejtën e tij, po ky është i ndarë nga ai gjyqësor.
Grupi Xhafa, çfarë kanë cuar në Venecia, qe gjykatësit, prokurorët që marrin masa administrative, nuk kanë të drejtë të shkojnë e të ankohen në gjykatë” tha Berisha.