Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

2025/06/10 at 5:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

Në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë 13 kandidatë. Mes tyre spikasin disa emra, siç është ai i Gledis Nanos, por edhe ai i Haki Çakos.


Të dy kanë mbajtur dikur postin e drejtuesit të Policisë së Shtetit. Aplikantët e tjerë vijnë po ashtu nga radhët e policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë, nga vetë BKH-ja dhe nga prokuroritë.

Në këtë artikull ne do të bëjmë një profil të të gjithë kandidatëve.

Gledis Nano

Gledis Nano – Ai e dorëzoi aplikimin për këtë pozicion, më 6 Qershor, në ditën e fundit të afatit. Nano ka drejtuar Policinë e Shtetit për 10 muaj, nga tetori 2021 deri në gusht 2022.

Ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e punës. I lindur në qytetin e Shkodrës, me origjinë nga Skrapari dhe i rritur në Tiranë, Nano u diplomua si një nga oficerët me rezultatet më të larta gjatë periudhës 199-2002.

Ai ka shërbyer si inspektor i Krimeve në Korçë e Tiranë, si shef seksioni në disa drejtori dhe si drejtor i Antiterrorit. Në këtë pozicion ai u vlerësua veçanërisht edhe nga SHBA-të pas disa operacioneve të suksesshme.

Haki Çako

Haki Çako – Ai mbajti detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit prej afro 3 vitesh, por u shkarkua në Janar të vitit 2018.

Përpara kësaj detyre ai kishte mbajtur disa funksione të tjera të larta në policisë, ku drejtori edhe drejtorinë e Gjirokastrës në kohën kur u zhvillua operacioni anti-kanabis në Lazarat.

Aktualisht Çako është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Artur Beu

Artur Beu – Është një nga emrat që vjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Kjo nuk është hera e parë që ai kandidon për të qenë në krye të BKH-së. Edhe në vitin 2020, ishte në garë, por postin e fitoi Aida Hajnaj.

Ai ka shërbyer si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol. Në vitin 2017 ka qenë edhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore.

Gentian Ndoi – Sërish një tjetër emër nga radhët e policisë. Ka drejtuar Krimet Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit. Ai ka një karrierë të gjatë në polici.

Gentjan Shehaj

Gentjan Shehaj – Ka mbajtur disa role të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ka qenë drejtës i Policisë së Vlorës si dhe përgjegjës i departamentit të policimit në patrullë në Akademinë e Sigurisë. Edhe ai kandidon për herë të dytë për BKH-në njësoj si Beu.

Joni Keta – Një tjetër emër që kandidon për BKH-në është edhe zëvendës drejtori aktual i saj, Joni Keta.

Elton Kërluku – Punon gjithashtu në BKH. Është hetues financiar.

Andi Pogaçe

Andi Pogaçe – Vjen nga radhët e prokurorisë. Aktualisht është prokuror në Tiranë. Më herët ka shërbyer edhe në Prokurorinë e Fierit. Ka qenë këshilltar ligjor edhe pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Astrit Halilaj

Astrit Halilaj – Ai u shkarkua këtë vit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga detyra e prokurorit të Shkodrës. Komisioni arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë.

Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin. Astrit Halilaj e filloi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Marinela Pilinçi – Një emër tjetër që vjen nga prokuroria. Në vitin 2022 u emërua oficere e Policisë Gyqësore pranë Prokurorisë së Pogradecit.

Nevrus Ndregjoni – Punon aktualisht si oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan.

Maoricio Sheldija – Shërben si inspektor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin e Shkodrës. Më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Miklovan Kanani – Për këtë kandidat nuk ka asnjë informacion publik.

Si do të zgjidhet kreu i BKH-së?

Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.

Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK
















TE FUNDIT

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Për më shumë se 48 orë, izraelitët kanë fituar epërsi ajrore mbi Iranin, një arritje e theksuar nga Kryeministri Netanyahu....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2025

Përgjatë orëve të paradites, territori Shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më më...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 qershor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
17 Qershor, 2025

DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në dashuri jeni...

Lexo më shumë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com