Kryeministri Edi Rama, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi. E kujton si një shqiptar të mirë, politikan të rafinuar e mbi të gjitha, njeri të ndjeshëm.
“U prehsh në paqe! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, shkruan kreu i qeverisë.