Rreth 13 vite pas vrasjes së 16-vjecares Alda Canaj dhe nënës së saj tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol ëashington ka ekstraduar në Shqipëri, Marjan Rrokun i dënuar nga drejtësia me burgim të përjetshëm.
Ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku është dënuar nga gjykata e Tiranës për vrasjen në rrethana cilësuese të dy femrave, ngjarje kjo e ndodhur më 29 mars 2001.
Marjan Rroku pas vrasjes se kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj.
Pas 6 vitesh ndjekje dhe hetimi Oficeri i Policisë Amerikane Kevin Connolly arriti ta prangoste shumë të kërkuarin më datë 8 shtator 2010 në zonën e Queens në New York në një apartament me dy dhoma gjumi.
Marjan Rroku kishte ndërtuar jetën e tij në Amerikë, ai ishte martuar dhe kishte një fëmijë. Autoritetet amerikane të drejtësisë bëjnë me dije se prej me shumë se dy vitesh e gjysëm që nga momenti i arrestimit, 40-vjeçari kishte në pronësi një kompani ndërtimi me emrin Master Design and Build inc.
Ne foto, shihet Alda Canaj dhe nena e saj, te vrara nga Marian Rroku, ndersa ne mes qendron fotoja e oficerit amerikan qe beri ndalimin e Marian Rrokut ne SHBA.