Një muaj nga dënimi me 12 vite burg për kultivim narkotikësh, kundërshtim të policisë dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal Gatja i Lazaratiti, i drejtohet Apelit dhe kërkon ndryshim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Së bashku me Razip Gate Mahmutaj apelim të vendimit ka bërë dhe djali i tij Vandam Mahmutaj i cili në shkallë të parë është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg.
Në procesin “Lazarati 2014” u dënuan 14 persona ndërsa 7 prej tyre tashmë i janë drejtuar apelit duke kërkuar pafajësi ose më e pakta ulje të dënimit.
Këta shtetas u arrestuan në Qershor të 2014 dhe në Janar 2016 gjykata mundi të jap dënimit ku në total për 14 të pandehurit drejtësia vendosi 71 vite burg dhe për 9 prej tyre u aplikua ulja e dënimit me gjykim të shkurtuar. – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/lazarati-2014-gatja-dhe-vandami–kerkojne-pafajesi-ne-gjykaten-e-apelit-344207.html#sthash.bg84Ck7a.dpuf