Ky ilaç popullor do t’ ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit tuaj me mushkëritë, ky ilaç është i vjetër dhe efikas ndërse ne ua sjellim formën origjinale të përgatitjes së tij. Ja se si përgatitet…
Përbërësit: – gjysëm kilogrami qepë – gjysëm kilogrami sheqer – dy limonë – 5 litra ujë – 7 lugë me mjaltë natyrale
Përgatitja: Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni mbi stufë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë. Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij. Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtojmë lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin. Përfundimisht lereni përzierjen të pushojë pak, e pastaj e tendosim dhe e ruajmë në shishe qelqi.