Juventus është ndalur nga Bolonja pas 15 fitoresh radhazi në Kampionatin italian. Ndeshja e vlefshme për Javën e 26 të Serisë A mes Bolonjë dhe Juventusit u mbyll në barazim pa gola.
Me këtë rezultat bardhezinjtë i japin një mundësi skuadrës së Napolit që ndodhet në vendin e dytë në renditje. Edhe pse djemtë e Sarrit do të kenë një ndeshje të vështirë ndaj Milanit të dielën, një fitore e mundshme e tyre rihap edhe më shumë kampionatin.
Evra provoi të gjente golin në pjesën e parë, por pa rezultat, po ashtu edhe Pogba në pjesën e dytë, duke bërë që skuadrat të ndajnë vetëm nga një pikë.