Nëse dëshironi ta bëni iPhone-in tuaj të papërdorshëm, atëherë ekziston një mundësi e tillë. Kohëve të fundit në rrjetet sociale një mesazh anonym nga 4chan i ka inkurajuar përdoruesit që ta vendosin datën në iPhone-in e tyre në 1 janar 1970, për ta parë një ndërfaqe më retro në iPhone.
Por në fakt nëse e bëni këtë veprim, atëherë iPhone i juaj do të bëhet i papërdorshëm dhe nuk do të mund të ristartohet më.
Ata që e ndoqën këtë këshillë ishin të tronditur për të gjetur se telefoni i tyre ishte jo-funksional, përtej edhe mundësisë së rregullimit me iTunes.