TIRANE– Kryeministri Edi Rama është mjaftuar me një fjali të vetme për të shpjeguar lëvizjen në kabinet dhe misionin e ministrave të rinj. Zyra e shtypit njoftoi sot paradite lëvizjet në qeveri ndërsa Rama rreth mesditës shkruajti këtë fjali në rrjetet sociale:
“Misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtesimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm”, shkruan Rama.
Shkëlqim Cani u largua sot nga ministër i Financave dhe do të kthehet në parlament si deputet. Ndërsa Arben Ahmetajt i janë besuar Financat e vendit. Sakaq në vend të tij në Ministrinë e Ekonomisë është emëruar Milva Ikonomi.