Një nëpunës nga Spanja është gjobitur me 27 mijë euro pasi nuk ka shkuar në punë për 6 vite.
Mungesa e Joaquin Garcia u vu re vetëm kur ai u paraqit në një mbledhje për dhënien e një çmimi..
Pavarësisht se zyra e tij ndodhej përballë asaj të drejtorit të kompanisë, ai nuk ishte vënë re për mungesën e tij, çka ka bërë që pagën mujore ta merrte rregullisht për plot 6 vite.
Puna e 69-vjeçarit Joaquin Garcia ishte mbikqyra e ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe paga vjetore e tij ishte 37 mijë euro. Ai ka dalë në pension prej 6 vitesh ndërsa ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, megjithatë gjykata ka urdhëruar të paguajë gjobën.
Garcia është shprehur se nuk ka mundësi që ta paguajë gjobën dhe se është e pamundur që të gjejë një punë tjetër në moshën që ai ka./tvklan.al