Një incident është shënuar në selinë e PS-së në Elbasan paraditen e sotme kur po mbaheshin votimet për delegatët e Kongresit..
Një socialist i indinjuar i drejtohet deputetit Ben Blushi se nuk kishte mbajtur premtimin që i kishte dhënë për t’i gjetur një vend pune.
Blushi, teksa përpiqet ta qetësojë, i thotë se nuk ishte ai që e kishte lënë pa punë.
Socialisti: Më premtoi punë, por më la rrugëve.
Ben Blushi: Qetësohu.
Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.
Ben Blushi i jep dorën: Qetësohu, me mua e ke apo me atë (për Taulant Ballën)?
Socialisti: Me ty e kam. Më the do më fusësh në punë.
Ben Blushi i jep dorën.
Socialisti: Pse ta jap dorën, kot!
Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?
Socialisti: Jam vetë i 8-të pa bukë.
Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë.
Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan, më the jam i pari, ku e ke punën?
Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.
Socialisti: Na gjej punën.