Që të dyja janë këngëtare dhe kolege të mira. Janë brezi i vajzave që sollën performancën dhe bukurinë në skenë, duke krijuar trendin që të këndosh është edhe show, jo vetëm koncert i mërzitshëm statik. E parë në këtë këndvështrim, Rezarta Shkurta dhe Zajmina Vasjari kanë pasur mjfat sukses në skenë. Rezarta ka lëvruar disa gjini, ku më e preferuara për të mbetet balada, ndërsa Zajmina nuk i është ndarë muzikës komerciale. Ndërkohë që këngëtaret në përgjithësi nuk njihen për marrëdhënie shumë të mira me njëratjetrën, duhet thënë se dy femra bukuroshe si Rezi dhe Zajmina kanë pasur gjithnjë një raport shumë të mirë mes tyre.
Dhe në fakt ia ka vlejtur, sidomos për Zajminën, sepse me gjithë përpjekjet e saj për të bërë foto seksi, ajo nuk ia ka dalë asnjëherë. U deshën fotot e Rezartës për të sjellë një nudo artistike shumë të arrirë dhe aspak vulgare. Vjet Zajmina erdhi me nudon e parë, ku u pëlqye masivisht. Kurse dje, Rezarta ka postuar në faqen e saj në Instagram një tjetër nudo, shumë të bukur, e cila nxjerr në pah fizikun fantastik të Zajminës, por edhe talentin e jashtëzakonshëm prej fotografeje të Rezarta Shkurtës.