Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD merr në mbrojtje Eduard Ndocajn: Bandidët drejtojnë në Lezhë, Shkodër, Kavajë, Krujë

2016/02/07 at 1:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD merr në  mbrojtje Eduard Ndocajn: Bandidët drejtojnë  në  Lezhë, Shkodër, Kavajë, Krujë

TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar në mbrojtje të Eduard Ndocajt i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga Arben Ndoka.

Deklarata e PD

Edi Rama po shton dozat e propagandës me regji qendrore, me anëtarësime të paracaktuara, me fjalime të gatshme e të sforcuara, ndërkohë që prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës.

Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës.

E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij.

Në të vërtetë, realiteti i Partisë që drejton Rama ky është.

Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.

Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik.

Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit.

Eshtë e qartë se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga inkriminimi.

Por është e sigurtë se qytetarët e vendit, demokratë e socialistë, me dhe pa parti, do ta shkulin këtë farë të keqe të politikës nga rrënjët. Dita po afron.

Ju sugjerojmë

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet
Rajoni

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

22 Maj, 2025 9:43 am
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë
Bota

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

22 Maj, 2025 9:30 am
Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

22 Maj, 2025 9:19 am
Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës
Rajoni

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës

22 Maj, 2025 9:14 am
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Rajoni

Kallas: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur në rrugën drejt BE-së

22 Maj, 2025 9:03 am
Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

22 Maj, 2025 8:46 am
Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Bota

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

22 Maj, 2025 8:35 am
Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
Bota

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

22 Maj, 2025 8:27 am
Para
Thirrja e Yanis Varoufakisit / BE nuk i shërben më njerëzve, demokracia kërkon një fillim të ri

Thirrja e Yanis Varoufakisit / BE nuk i shërben më njerëzve, demokracia kërkon një fillim të ri

Blero-Afronës: Ti më kompleton

Blero-Afronës: Ti më kompleton

Video/ Sadnën e merr malli për Alekun, i dedikon këngën “Hello” të Adele

Video/ Sadnën e merr malli për Alekun, i dedikon këngën "Hello" të Adele

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
22 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës së Izraelit...

Lexo më shumë

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
22 Maj, 2025

Në Kosovë janë arrestuar dy persona për përhapje të ideologjisë dhe propagandës terroriste në rrjetet sociale. Siç raportohet nga mediat...

Lexo më shumë

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet
22 Maj, 2025

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth...

Lexo më shumë

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë
22 Maj, 2025

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com