ELBASAN- Forcat RENEA, FNSH dhe efektivë të Rendit janë angazhuar me kontrolle të shumta për gjetjen e autorëve të vrasësve në Elbasan.
Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit. Janë shoqëruar për verifikim 19 persona.
Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit. Video: Shihni si realizohen kontrollet