Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës, garon në shtetin e Belgjikës pwr talent show-n “The Voice”. Ajo ka pasur një paraqitje mbresëlënëse duke i bindur të gjithë trajnerët që të ktheheshin në katër sekondat e parë të këngës.
“Ho Hey” e kënduar nga Iberhysaj bëri që publiku të qante duke e përjetuar këngën, e që në fund qau edhe vet Belinda.
Vajza ka zgjedhur si trajnere, këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott.