Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A jetojmë të gjithë mbi bomba?!

2016/02/02 at 8:03 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A jetojmë të gjithë mbi bomba?!

Nga Blendi Fevziu –


Një mbrëmje rutinë në klubin e fshatit desh u kthye dje në tragjedi në Berogozhdë të Pogradecit. Shpërthimi i një bombole gazi u shndrua në një ngjarje dramatike, ku kanë mbetur të plagosur mbi 30 vetë disa disa në gjendje të rëndë. Skenat e të plagosurve që mbërrinin në spitalin e Tiranës u transmetuan thuajse live në opinion.al dhe imazhet ishin më shumë se tronditëse. Rastësia dhe zoti e shpëtuan fshatin dhe Shqipërinë nga një tragjedi që do kishte lënë gjurmë të thella.

Shkaku është identifikuar tashmë. Një bombol gazi shpërtheu nga pakujdesia dhe mbi të gjitha nga mungesa e të gjitha parametrave të sigurisë. Parametra që janë të detyruar me ligj dhe që nuk zbatohen kurrë.

Ndërsa po shkruaj këtë editorial, një zjarr ka përfshirë një ndërtesë në Unazën e re dhe sipas njoftimeve ende nuk dihet nëse mes zjarrit kanë mbetur persona të asfiksuar. Flitet për një fëmijë. Dhëntë zoti që lajmi të mos jetë i vërtetë. Ajo që dihet është sërish se zjarri ka ardhur nga një shpërthim gazi që me gjasë, sërish ka qenë jashtë parametrave teknikë.

Pak muaj më parë një tjetër bombol gazi shpërtheu në një ëmbëltore në rrugën Don Bosko duke plagosur disa vetë, madje edhe kalimtarë të rastësishëm aty. Bombola sipas policisë ishte jashtë parametrave teknikë dhe i mungonte siguria e nevojshme në raste si këto.

Në dy rastet e para policia arrestoi pronarët e lokaleve, me plot të drejtë, por deri më sot, nuk ka asnjë njoftim nëse janë arrestuar edhe pronarët e kompanive që i furnizojnë ata me gaz?! Ka një rregull se si liçensohen kompani të tilla; ka rregulla sigurie të standarteve europiane që duhet të zbatohen, ndërkohë që ligji e ndalon thuajse krejt përdorimin e gazit në vende me rrezikshmëri të lartë dhe në lokale që kanë mbi to banesa.

Për fatin e keq, një vëzhgim mediatik i shfaqur disa muaj më parë, rrefeu se asnjë masë sigurie nuk zbatohet. Shqipëria, duke nisur madje që nga Tirana, jeton mbi bomba masive që mund të shpërthejnë çdo sekondë. Kompanitë që shpërndajnë gaz janë në shumë raste pa liçensë ose pa asnjë masë sigurie. Askush nuk i gjobit sepse me gjasë paguajnë shuma të mëdha pikërisht për të shmangur ndëshkimin. Nuk i zbatojnë standartet e sigurisë sepse kështu kanë kosto më të ulta dhe vënë në rrezik jetën e gjithsecilit prej nesh.

E njëjta situatë me rrezikun e zjarrit dhe me masat e sigurisë që thuajse nuk ekzistojnë. Shumica e klubeve dhe restoranteve të Tiranës nuk kanë as dalje sigurie dhe asnjë standart për t’i ruajtur nga zjarri. Sipas një vëzhgimi po televiziv afro 87 % e lokaleve në qendër të qytetit nuk dalje emergjence që është e detyrueshme për frekuentime masive. Kur nuk ka në Tiranë, imagjinoni se çfarë ndodh nëpër Shqipëri. Për pak fitime më shumë janë gati të rrezikojnë mijëra jetë. Dhe për fat të keq, shteti bën sehir. Janë dënuar jo pak vetë sepse nuk paguajnë energjinë, po nuk është dënuar askush që rrezikon jetën e dhjetra të tjerëve, qytetarë të pafajshëm duke mos zbatuar ligjet e sigurisë.

Siguria e qytetarëve nuk blihet me para, qofshin edhe para të monopoleve apo bizneseve që më së shumti financojnë politikën!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926
Kryesore

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

19 Prill, 2025 9:47 am
Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB
Kryesore

Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB

15 Prill, 2025 11:14 am
Para
Ja fotot nga apartamenti i shkrumbuar në Tiranë

Ja fotot nga apartamenti i shkrumbuar në Tiranë

Cfare i tha Koco Kokedhima medias greke?

Cfare i tha Koco Kokedhima medias greke?

Ja fotot nga apartamenti i shkrumbuar në Tiranë

VIDEO/ Momenti kur zjarrëfikësit hyjnë në apartamentin e shkrumbuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com