Radio stacioni i Shtetit Islamik bashkë më lidhjet e internetit dhe pajisjet tjera është shkatërruar nga sulmet e forcave afgane në bashkëpunim me SHBA.
Gjatë sulmeve janë vrarë edhe 29 luftëtarë të Shtetit Islamik, përfshirë pesë pjesëtarë të personelit të radios së ashtuquajtur “Zëri i Kalifatit”, në krahinën Nangahar.
Zyrtarët dhe banorët e Nangarharit thanë se radioja e Shtetit Islamik transmetonte dy orë program në ditë që prej tre muajsh. Por transmetimet pushuan që nga mbremja e së hënës.