Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia tronditese e Musine Kokalarit me Enver Hoxhen!

2016/01/27 at 5:43 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia tronditese e Musine Kokalarit me Enver Hoxhen!

Musine Kokalari ishte nga Gjirokastra. Nje nga vajzat me te emancipuara te Shqiperise, e diplomuar ne Rome ajo pati nje histori tragjike me protagonist bashkeqytetarin e saj, Enver Hoxhen. Historia nis pak kohë pasi Qeveria qe instaluar në Tiranë. Ato dite u arrestuan 15 vetë të një grupimi që quhej “Grupi Bashkimi Demokrat”. Ishte iniciativa e një numri intelektualësh, kryesisht të majtë, që kishin vendosur të krijonin një parti socialdemokrate, me të cilën do të paraqiteshin në zgjedhjet. Grupi u cilësua “i nxitur nga reaksioni”. 8 vetë u dënuan me vdekje, 7 të tjerë me dënime të rënda deri në 30 vjet burg. Midis tyre edhe një grua, Musine Kokalari, vajza e një avokati të pasur. njëra ndër femrat më të shkolluara, të bukura e të emancipuara të Shqipërisë, autore e tre librave të suksesshëm në vitet e fundi të Luftës. Dy vëllezërit e saj, Muntaz dhe Vejsim, qenë pushkatuar pa gjyq, pa asnjë akuzë, edhe pse nuk qenë përfshirë në politikë, në bodrumet e hotel “Bristolit” më 12 nëntor 1944, kur Enver Hoxha nuk kishte hyrë ende në Tiranë. I treti, Hamiti, shok klase për shumë vite i Hoxhës, kishte shpëtuar për një arsye të thjeshtë: natën ku i morën dy vëllezërit, ai dergjej në shtrat i sëmurë me ethe të rënda dhe partizanët nuk e bartnin dot.


Qëndrimi në gjyq i Musine Kokalarit qe mbresëlënës. Ajo deklaroi:

 

“ Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!” (17)

 

Vajza kaloi 18 vite nëpër burgje. Pas lirimit u internua në Reshën, ku do të plakej duke punuar si fshesare rrugësh. Jetoi atje, e vetme dhe e refuzuar nga komuniteti, por shumë krenare, derisa vdiq nga kanceri në vitin 1983. Në ditët e lëngimit të rëndë Musine Kokalarit i ishte mohuar edhe ndihma mjekësore, çfarë e detyroi që një javë përpara vdekjes të shkruante në fletoren e saj të shënimeve:

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike…”. (18)

 

Ditën e vdekjes operativi i Sigurimit të Shtetit për Rrëshenin thirri në zyrë fqinjin e saj, një i moshuar edhe ai i persekutuar: e porositi se, nëse ai ose dikush tjetër do të merrnin pjesë në varrim, do të arrestoheshin. Ajo u përcoll e vetme: pas karrocës me arkivolin e saj ecnin vetëm dy varrmihësit e “shërbimeve komunale”.

Pas viteve 1990 raporti i Hoxhës me Musine Kokalarin dhe ndëshkimi i saj janë diskutuar shumë. Është shkruar madje qe ajo të ketë refuzuar një propozim për martesë të Hoxhës ose që të jetë tallur me të, por janë tregime që nuk ngjajnë bindëse. Më befasues është fakti që, pas vitit 1991, është zbuluar në AQSh një letërkëmbim mjaft intensiv midis Musine Kokalarit dhe Enver Hoxhës. Letrat u takojnë fundit të viteve ’30, kur ajo ishte studente në Romë dhe ai mësimdhënëse në Korçë. Duket letërkëmbim shumë i zakonshëm, fort dashamirës, ku Hoxha e përgëzon për shkrimet e saj në shtypin e kohës. Letra e fundit daton në vitin 1939 dhe duket qartë se Hoxha dhe Kokalari janë edhe kushërinj të largët. Por qëndrimi i Hoxhës ndaj saj bëhet edhe më i pakuptueshëm po t’i referohesh një të dhëne tjetër. Tregohet se më 1960, kur një ndihmës i tij e ka njoftuar se PEN Club International kishte kërkuar zyrtarisht lirimin e saj, duke e futur në listën e 30 shkrimtarëve të burgosur nga diktaturat në botë, përgjigja e tij të ketë qenë vetëm: “Ende gjallë rrospia?!” (19)

(Marre nga Libri “Enver Hoxha” I Blendi Fevziu)



Ju sugjerojmë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Para
Fabian Sakaj, një tjetër shqiptar te Inter?!

Fabian Sakaj, një tjetër shqiptar te Inter?!

Gazetari për pasion / Figura femërore,potenciali i heshtur i vëndit tim!

Gazetari për pasion / Figura femërore,potenciali i heshtur i vëndit tim!

Video/ Pamje spektakolare nga maja e piramidës në Egjipt

Video/ Pamje spektakolare nga maja e piramidës në Egjipt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}