Gjatë këtyre ditëve, një bandë që dyshohet se mund të jetë e përbërë nga serbë ose shqiptarë i ka kallur tmerrin italianëve nëpër rrugë, me një Audi RS4 të verdhë, me targa zvicerane, duke hyrë në autostradë në kundravajtje me mbi 150 km/h dhe duke u bërë shkak që një grua të aksidentohej dhe të humbiste jetën.
Audi RS4 është diçka që nuk është parë kurrë në të kaluarën, shkruan La Repubblica. Policia ka vënë në gjurmët e tyre dy Lamborghini Huracan që po patrullojnë në ato zona. Me ndihmën e helikopterëve dhe të telekamerave të çdo lloji.
Në fakt, Policia italiane zotëron dy Lamborghini që i janë dhuruar e që janë të rregullta për shërbim dhe që përdoren për transportin e organeve dhe për ndjekje.
Ato janë makina shumë më të fuqishme dhe të shpejta se RS4-a: kanë një motor V10 5200 cc me 610 kuaj-fuqi dhe janë në gjendje të ecin deri me 325 km/h dhe të shkojnë nga 0 në 100 km në 3,2 sekonda.
Sigurisht, jo që RS4-a është e keqe, por është “vetëm” një V8 4200 cc me 450 kuaj-fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 km/h në 4,7 sekonda, me një shpejtësi maksimale të kufizuar në 250 km/h.