Sokol Balla është zyrtarisht drejtori i lajmeve të Top Channel. Burime për Opinion.al konfirmojnë se Balla është prezantuar zyrtarisht nga Vjollca Hoxha me stafin e lajmeve, ku do të jetë tashmë ‘truri’ i informacionit të këtij televizioni.
Balla rikthehet në këtë post pas shumë vitesh, por ndërkohë nuk do të lë pas dore edhe programin e tij politik “Top Story”.