Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 se përgjimi i Kreut të Kuvendit Ilir Meta në vitin 2008 u realizua nga prokurorja e Ina Rama, për të përfunduar në duart e deputetit socialist Tom Doshi.
Sipas Berishës, prapa këtij plani fshihet Edi Rama, i cili nxjerr aferat publike të Metës për të eleminuar politiksht Metën.
“Që Edi Rama kishte njohuri 100% kjo është e sigurt. Historia e rregjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit, ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës”, ka deklaruar Berisha.