TIRANE- Eshtë mbledhur Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi në Kryesinë e Kuvendit nën drejtim e Fatmir Xhafajt. Eshtë vendosur që gjithë diskutimi të mbahet me dyert të hapura dhe media po e transmeton ‘live’. Të pranishëm janë edhe ekspertët e opozitës.
Në nisje të mbledhjes eksperti Sokol Sadushi bëri një prezantim permbledhes të draftit kushtetues të ripunuar duke shpjeguar se grupi i punës ka shkuar drejt asaj që thotë Venecia për një thjeshtim skeme dhe jo fshirje institucionale, që ka të bëjë më shumë me mënyrën e bashkëpunimit institucional dhe zhdërvjelltësine që duhet të kenë institucionet mes tyre.
****
Unioni i Prokurorëve rezolutë për drejtësinë
Unioni i prokurorëve ka dërguar një rezolutë në Komisionin e Posaçëm për draftin e reformës në drejtësi, ku kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk i perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese. Ne te njejten kohe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme zgjidhet me ligj, kur kompetencat e ketij drejtuesi ne hetimin e krimeve te zyrtareve te larte, gjyqtareve dhe prokuroreve jane te medha dhe me kompetence lendore ne te gjithe territorin e RSH”.