Një person është arrestuar, pasi akuzohet se ka goditur me grushta shefin e Komisariatit të Pogradecit. Burime nga policia lokale deklaruan se bëhet fjalë për Luan Tollozhinën, vëllai i ish- kryekomunarit të fshtatit Buçimas.
Të njëjtat burime pohuan se ngjarja ndodhi vetëm pak minuta më parë. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë ndalimi i djalit të Tollozhinës, pasi ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Tollozhina ka shkuar ne komisariat dhe pas një debati me shefin, Oltion Bistri, pasi ky i fundit ka kërkuar të veprohej sipas ligjit, e ka gjuajtur disa here me grushte. /Panorama