Shkencëtarët ende nuk kanë një shpjegim për fenomene të caktuara që ndodhin në mbarë botën. Në Arizona ekzistojnë male ku njerëzit zhduken, ndërsa në Skoci qentë hidhen nga ura e vjetër…
Sipas legjendës lokale, në malet Superstition në Arizona ekziston një minierë e fshehur ari. Atë e kishte zbuluar një emigrant gjerman me emrin Jacob Volc, i cili e kishte mbajtur sekret deri në vdekjen e tij dhe askujt nuk i kishte treguar lokacionin e saktë. Që nga vdekja e tij në vitin1981, shumë shkencëtarë janë përpjekur të gjejnë minierën, por shumë prej tyre kanë humbur jetën ose thjesht janë zhdukur.
Një numër misteresh lidhen me territorin e Nunavut në Kanada, karshi pëshpërimave të shpirtrave të pyjeve dhe kafshëve të çuditshme, gjëja më e çuditshme është zhdukja e një fshati të tërë të quajtur Inuit, që kishte ndodhur në shekullin e 20-të. Më shumë se 30 njerëz janë zhdukur përnjëherë, kurse pas vetes kanë lënë gjërat e tyre, madje edhe ushqimet e përgatitura. Përveç kësaj, edhe varret ishin hapur dhe mungonin trupat e mbetur. Ndërkaq, dëshmitarët të cilët jetonin në afërsi thanë se mbi liqen asokohe kishin parë një objekt të çuditshëm fluturues.
Mali u bukur në këmbët e Fixhit është një nga vendet më rrëqethëse në botë. Përveç që banorët lokalë pohojnë se ka shpirtra dhe demonë, çdo vit njerëzit shkojnë atje për ti marrë jetën vetes. Për këtë arsye quhet “mali i vetëvrasjes”. Mesatarisht brenda një viti 30 njerëz vriten në Aokigahar, madje autoritet kanë vendosura tabela në hyrje të malit ku luten njerëzit të heqin dorë nga vetëvrasja dhe të kërkojnë ndihmë profesionale .
Në rajonin kinez Xinjiang, ekziston shkretëtira MoGuiCheng, emri i të cilit do të thotë qyteti i djallit. Shumë njerëz kanë treguar për përvoja të çuditshme derisa ishin në atë shkretëtirë. Disa thonë se kanë dëgjuar rënkimet e një tigri, disa foshnjat duke qarë, kurse disave u duket se kanë dëgjuar tinguj të kitarës, por askush nuk ka mundur të zbulojë se prej nga po vijnë këta tinguj të çuditshëm .
Struktura e cila për vite të tëra po huton shkencëtarët është e dukshme nga hapësira, dhe bartë nofkën “syri i Saharës’ dhe gjendet në Mauritani. “Syri i Saharës” ka formë rrethore dhe është e gjerë 48 kilometra, kurse rrathët e saj janë pothuajse simetrikisht të përkryer. Shkencëtarët nuk po mund ta kuptojnë se pse është kështu, ndërsa disa prej tyre kërkojnë përgjigje tek aktiviteti vullkanik dhe tek rënia e asteroideve, por së fundmi shumë prej tyre kanë filluar të besojnë se bëhet fjalë për erozionin e gurit.