TIRANE- Ka nisur paraditen e sotme takimi i kthyer në ritualin e së premtes, Rama-Meta në vilën qeveritare 30, në Tiranë.
Takimi mbahet një ditë pasi ambasadorin amerikan Donald Lu ishte në zyrën e Metës në Kryesinë e Kuvendit.
Sakaq Kryeministri Rama u kthye dje nga pushimet në Majemi, ndërsa sot i kthehet takimeve politike. Mësohet se reforma në Drejtësi është në plan të parë të bisedimeve të sotme.
Ky takim vjen në një kohë kur konsensusi mes opozitës dhe mazhorancës është thyer. PD-ja dhe LSI-ja kërkojnë një tryezë politike për reformën në Drejtësi, ndërsa PS-ja është e vendosur për një tryezë ekspertësh për ta përmbushur këtë reformë.