Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq duke iu drejtuar opinionit nga Pallati i Drejtësisë, lidhur me njërin prej aksioneve më të mëdha të zhvilluara në luftën kundër korrupsionit, tha se janë arrestuar shtatë ish ministra dhe shumëudhëheqës aktualë, presona publikë dhe bzinesmenë.
Ai konfirmoi se në aksionin e MPB-së u arrestuan 79 të dyshuar në 20 raste të ndryshme duke përfshirë biznesmen dhe pronarin e kompanisë “Bohemija” Zheljko Zuniç dhe ish ministrin e Tregtisë në qeverinë Cvetkoviq, Slobodan Milosavljeviq, ndërkaq pesë persona gjenden në arrati shkruan ‘Kurir’, transmeton Indeksonline.
Të arrestuarit janë të dyshuar për një numër të madh të abuzimeve si pastrim i parave, ryshfetit, falsifikim të dokumenteve zyrtare etj. Këto krime të rënda të korrupsionit dhe krimit ekonomik kanë dëmtuar buxhetin e Serbisë në shumën pothuajse gati 100 milionë euro.
Stefanoviq ka thënë se është aksioni më i gjerë deri më tani dhe që është përgatitur prej kohësh në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe se dëshmitë kundër të arrestuarve janë të forta.
Në mesin e të arrestuarave janë ish-ministri, biznesmenë, kryetarë aktual dhe të mëparshëm dhe zëvendësit e tyre, drejtorët e kompanive të mëdha publike, drejtorët dhe të punësuarit në pozitat e larta në një numër të kompanive të mëdha vendase etj.